JULEN LOPETEGUI
Deri në fund të evropianit
22 May, 2018 @15:10
Trajneri i reprezentacionit të Spanjës, Julen Lopetegui, e vazhdoi kontratën deri më 2020.
Lopetegui, ka thënë se është i kënaqur me veprimet që i kanë bërë deri tash:
“Jemi shumë të kënaqur me arritjet tona dhe jemi të emocionuar me vazhdimin që po na pret, për të pasur këtë vazhdimësi është gjithmonë e mirë. Është e qartë që ne jemi të kënaqur”, ka thënë strategu 51 vjeçar.
Spanja nuk ka pësuar ende nën udhëheqjen e trajnerit Julen Lopetegui, të cilët kanë bilanc prej 13 fitoreve e 5 barazimeve, pas 18 ndeshjeve të zhvilluara.
Spanja gjendet në Grupin B së bashku me Portugalinë, Marokon dhe Iranin.