EUROPA LEAGUE
Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në EL
21 May, 2018 @15:50
Nënkampioni i Kosovës dhe finalisti i Kupës së Kosovës, Prishtina, për herë të dytë do ta përfaqësojë Kosovën në Europa League.
KUNDËRSHTARËT E MUNDSHËM TË DRITËS NË UCL
Prishtina do ta fillojë aventurën e saj në fazën parakualifikuese, ku pjesëmarrëse janë 16 skuadra, prej të cilave 8 do të kalojnë në raundin e parë kualifikues.
10 nga 15 kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës tashmë dihen, ndërsa 5 të tjerët do të përcaktohen shumë shpejt.
Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës:
- Trakai (Lituani)
- Gzira (Maltë)
- Birkirkara (Maltë)
- Bala Town (Uells)
- Cefn Druids (Uells)
- KI Klaksvik (Ishujt Faroe)
- B36 Torshavn (Ishujt Faroe)
- Engordany (Andorrë)
- Sant Julia (Andorrë)
- Tre Fiori (San Marino)
Ndeshjet në rrethin parakualifikues luhen sipas sistemit vajtje-ardhje, ndërsa shorti ku Prishtina do ta kuptojë kundërshtarin e saj në fazën parakualifikuese do të mbahet më 12 qershor. Ndeshjet e fazës parakualifikuese do të zhvillohen më 28 qershor dhe 5 korrik.