2017/2018
Sulmi më i mirë në Superligë
21 May, 2018 @14:35
Pas përfundimit të sezonit 2017/2018, le të shohim se cila skuadër shënoi më së shumti gola përgjatë 33 ndeshjeve.
Skuadra me sulmin më të mirë në Superligë këtë sezon është Drita me gjithsej 53 gola të shënuara, gola të cilat e ndihmuan këtë skuadër ta fitojë titullin kampion.
Pas Dritës, më së shumti gola ka shënuar Llapi, gjithsej 51, kurse në vendin e tretë ndodhet Trepça ‘89 me 41 gola të shënuara.