BELGJIKA DREJT RUSISË
Januzaj po, Nainggolan jo!
21 May, 2018 @12:25
Befason selektori i Belgjikës, Roberto Martinez. Në listën e gjërë të lojtarëve të ftuar për në Kampionatin Botëror Rusia 2018 ka futur Adnan Januzajn, që së fundi nuk ftohej, ndërsa ka lënë jashtë, Radja Nainggolanin e Romës - që ka pasur stinor tejet të mirë!
Nga 28 lojtarë të ftuar në listën e gjërë, 23 do të shkojnë përfundimisht për Botëror, ndërsa kritikat për Martinezin kanë filluar menjëherë nëpër mediat belge, pasi që Nainggolan ka mbetur jashtë.
Mediat britanike ndërkaq, mospraninë e Nainggolanit në listë e kanë komentuar me imazhin e “djaloshit të keq” që e mban ai karshi Martinezit - të cilën gjë ky i fundit s’e toleron. Martinez ka qenë trajner i Evertonit dhe Wiganit më parë dhe britanikët e njohin mirë atë.
BELGJIKA:
PORTIERË: |
Koen Casteels (Wolfsburg), Thibaut Courtois (Chelsea), Simon Mignolet (Liverpool), Mats Sels (Newcastle); | ||
MBROJTËS: |
Toby Alderweireld (Tottenham), Dedryck Boyata (Celtic), Laurent Ciman (Los Angeles FC), Christian Kabasele (Watford), Vincent Kompany (Manchester City), Jordan Lukaku (Lazio), Thomas Meunier (Paris Saint-Germain), Thomas Vermaelen (Barcelona), Jan Vertonghen (Tottenham); | ||
MESFUSHORË: | Nacer Chadli (West Brom), Kevin De Bruyne (Manchester City), Mousa Dembele (Tottenham), Leander Dendoncker (Anderlecht), Marouane Fellaini (Manchester United), Youri Tielemans (Monaco), Axel Witsel (Tianjin Quanjian); | ||
SULMUES: | Michy Batshuayi (Chelsea), Christian Benteke (Crystal Palace), Yannick Carrasco (Dalian Yifang), Eden Hazard (Chelsea), Thorgan Hazard (Borussia Monchengladbach), Adnan Januzaj (Real Sociedad), Romelu Lukaku (Manchester United), Dries Mertens (Napoli). |