LIGA E PARË
KEK-u kampion, Trepça në barazh
20 May, 2018 @10:49
Me ndeshjet e djeshme ka përfunduar sezoni 2017/2018 në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Kampione është shpallur skuadra e KEK-ut, e cila dje e vulosi vendin e parë pas fitores 5-2 ndaj Ramiz Sadikut, derisa vendin e dytë dhe ngjitjen në Superligë e ka arritur Ballkani, gjë që dihej edhe para xhiros së fundit.
TABELA PËRFUNDIMTARE LIGA E PARË
Zhvillime interesante në Ligën e Parë kanë ndodhur në zonën e barazhit, ku Kika me fitoren 5-3 ndaj Fushë Kosovës është ngjitur mbi Trepçën në klasifikim, duke e detyruar këtë të fundit të luajë në barazh. Përveç Trepçës, në barazh ka përfunduar edhe Rahoveci, ndërsa automatikisht nga Liga e Parë kanë rënë Hajvalia dhe Kosova (P).