NGA LIRIA
Largohet Bledi Shkëmbi
19 May, 2018 @20:01
Me të përfunduar ndeshja e fundit e stinorit, përmes një postimi në Instagram, Bledi Shkëmbi, trajner i Lirisë ka bërë të ditur se po largohet nga ekipi prizrenas.
“Për mua nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim. Falemnderit stafit dhe futbollistëve me të cilët kam kaluar momente të bukuara dhe më kanë ndihmuar të kalojë më lehtë eksperiencën e parë,” ka shkruar Shkëmbi.
Liria ka qenë deri vonë në treshen kryesore dhe në disa momente konsiderohej se mund të luftonte për titull, por në fund të stinorit ekipi pati rënie që bëri të përfundojnë në pjesën e poshtme të klasifikimit, në vend të shtatë.