VËLLAZNIMI - GJILANI
90 minuta vendimtare për shpëtim
19 May, 2018 @11:10
Dita e sotme në Superligën e Kosovës në futboll padyshim që do të kalojë me vëmendjen e plotë në Gjakovë.
Në stadiumin e qytetit në Gjakovë, që pritet të jetë i stërmbushur pas një mobilizimi maksimal nga i gjithë qyteti i Gjakovës, mes vete përballen Vëllaznimi e Gjilani, dy skuadra që sot do të tentojnë ta evitojnë barazhin.
Në bazë të renditjes tabelare, Gjilanit për të mbetur automatikisht në Superligë i mjafton vetëm një barazim, kurse gjakovarëve i duhet domosdoshmërisht fitorja, në të kundërtën ata do të duhet ta kërkojnë shpëtimin në barazh ndaj Ferizajit, vendit të katërt të Ligës së Parë.
Takimi zhvillohet me fillim nga ora 16:00.