TRAJNERI I PRISHTINËS
Josa thotë se në mesfushë fitohet loja
19 May, 2018 @19:41
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, një ditë para ndeshjes ndaj Dritës ka thënë se ekipi i tij duhet të fitojë dyluftimet në mesfushë, për të fituar ndeshjen ndaj Dritës.
Prishtinës i duhet fitore me dy e më shumë gola epërsi ndaj Dritës për tu bërë kampione e Kosovës. Çdo rezultat tjetër, bën kampion Dritën.
“Finale e kampionatit, normalisht e donim me kushte tjera, në kushte më të mira për skuadrën tonë. Drita është skuadër që në bazë të klasifikimit është e favorizuar dhe luan për tre rezultate. Kjo nuk do të thotë gjë. Skuadra jonë, është te ne për të bërë çdo veprim mirë në mënyrë që të marrim gjërat mirë. Është e rëndësishme të kemi qetësi, sepse edhe ekipi i Dritës donë që neve të na godas, sepse e dimë që loja zgjat 90 minuta dhe nuk do të thotë që çdo gjë do të përfundoj brenda pjesës së parë siç është mentaliteti i disave. Duhet të kemi parasysh po ashtu që Drita jo më kot është në krye të klasifikimit. Por, ne në pesë ndeshjet e fundit kemi treguar karakter skuadra dhe këtë karakter ia kërkoj skuadrës edhe nesër. Normalisht, karakteri duhet shfaqur në dyluftime, në mënyrën se si ne do ta fitojmë topin dhe në qetësinë se si do të përfundojmë aksionin. E siç e thash më lartë, Drita nuk do të mendoj vetëm të mbrohet, por edhe do të sulmoj dhe duhet të jemi të kujdesshëm. “Ora” nuk vjen me fjalë, “ora” vjen duke zbatuar detyrat në fushë dhe duke qenë më të vendosur duke i luftuar dyluftimet në mesin e fushës,” - ka thënë Josa, shkruan faqja zyrtar e Prishtinës.