PAUL LAMBERT
Pas rënies, largohet trajneri
19 May, 2018 @14:33
Ranë nga Premier Liga pas një dekade të kaluar aty dhe tash mbetën edhe pa trajnerin, që kishte ardhur të zëvendësojë Mark Hughesin, 4 muaj më parë.
Stoke City prej sot nuk e ka më trajner të ekipit Paul Lambertin, pasi që ky i fundit u largua nga ekipi.
“Edhe pse ai nuk na çoi drejt shpëtimit, kjo nuk ndikoi që ai të tregonte dedikimin e tij në punë, profesionalizëm dhe mund. Klubi i falenderon dhe i dëshiron fat në të ardhmen, pas 4 muajve të kaluara në klub,” ka shkruar njoftimi i Stoke Cityt sot.