DRENICA - LIRIA
Liria barazon, por qëndron nën Drenicën
19 May, 2018 @19:30
Drenica ka përfunduar stinorin mbi Lirinë, në duelin direkt ku luftohej për pozitën e gjashtë në Superligë.
Ekipi vendas avancoi heret në takim me anë të golit të shënuar Kreshnik Uka që realizoi në minutën e 29-të të ndeshjes për 1-0.
Sidoqoftë, edhe pse Liria barazoi në pjesë të dytë me Artur Maganin në 1-1, ekipi prizrenas më shumë s’pati fuqi për të bërë më shumë.
Barazimi në fund, nga një pikë për çdo ekip, bëri që përkundër pikëve të njejta, Drenica falë golaverazhit të qëndrojë mbi Lirinë në klasifikim, pasi që nga përballjet direkte të dyja skuadrat janë të barabarta mes vete.