2017/2018
33 ndeshje, 20 “clean sheets”
21 May, 2018 @14:22
Përkundër faktit që nuk arriti të shpallet kampione, skuadra e Prishtinës ka arritur të impresionojë me një tjetër arritje sezonale.
Skuadra nga kryeqyteti me gardianin Visar Bekaj në portë ka më së shumti “porta të paprekura” në Superligë sivjet.
Nga 33 ndeshjet e zhvilluara, Prishtina nuk ka pranuar gol në 20 prej tyre, më shumë se çdo skuadër tjetër e Superligës. Pas Prishtinës radhiten Feronikeli me 19 “clean sheets” dhe Trepça ‘89 me 18.