BET
Kuotat e bastoreve për Real-Liverpool
22 May, 2018 @16:32
Katër ditë para ndeshjes së madhe, finales së Ligës së Kampionëve, ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit, bastoret dukshëm favorizojnë ekipin madrilen, që është edhe kampion aktual i garës.
Real Madrid kuotohet me 2.2 për triumf në këtë ndeshje, ndërsa Liverpooli është kuotuar me 3.1 për të çuar trofeun.
Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve zhvillohet më 26 maj 2018, nis në ora 20:45 dhe luhet në Kiev të Ukrainës.