NAPOLI
Synimet e Ancelottit, nga Milani dhe Bayerni
24 May, 2018 @16:27
Ende pa u bërë një ditë e plotë prej se u zyrtarizua si trajner i ri i Napolit, mediat italiane kanë bërë të ditura synimet e Carlo Ancelottit për stinorin 2018/19.
Pasi që Jorginho pritet të shkojë drejt Manchester Cityt, ndërsa kapiteni Marek Hamsik drejt Kinës, emrat tjerë të mëdhenjë në ekip pritet të qëndrojnë.
Por, si zëvendësim për dyshen, Ancelotti synon një lojtar të Milanit dhe një të Bayernit.
Krahu ofanziv i Milanit, Suso dhe mesfushori qendror i Bayernit, Arturo Vidal, janë emrat që ka përfolur sot Gazzetta dello Sport, si opcione për Napolin, të kërkuar nga Ancelotti.