ANDORRA U21

Shqipëria U21 i nisi me fitore kualifikimet
4 June, 2021 @20:17
Kombëtarja e Shqipërisë U21, në ndeshjen e parë eliminatore për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023, e nisi me fitore.
Shqipëria e mposhti bindshëm Andorrën U21 me rezultat 0-3.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga Armando Broja në minutën e 17’, kurse epërsinë e dyfishoi Anis Mehmeti në minutën e 43’.
Goli i tretë i Shqipërisë erdhi nga ekipi kundërshtarë, i cili shënoi autogol portieri Iker Alvarez.
Shqipëria ndeshjen e dytë do të lujë me Republikën Çeke më 6 qershor, dersa në grup gjendet me Sloveninë, Anglinë e Kosovën.