Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI

Munishi tregon kapitenin e ardhshëm të Gjilanit

Munishi tregon kapitenin e ardhshëm të Gjilanit


4 June, 2021 @18:36

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, e ka ngritur në qiell futbollistin e tij, Edison Kqiku.

Paraqitjet e mira në ndeshjet e fundit dhe sidomos në atë të djeshmen përballë Kosovës U21 ku shënoi edhe gol, ka bërë që Munishi ta cilësojë Kqikun si kapiten i ardhshëm i Gjilanit.

“Edison Kqiku kapiteni i ardhshëm i SC Gjilanit. Mbani në mend mirë këtë emër. Ishte lider dhe shënoi në minutat e fundit shtesë në duelin me Kosovën U21. Dhe na dha atë që futbolli e jep gjithmonë - pasionin për lojën dhe fitoren”, ka shkruar Munishi në një postim të tij në Facebook.

Kujtojmë që 22-vjeçari Kqiku javën e kaluar ishte blinduar nga skuadra e skifterave, duke nënshkruar kontratë të re 3-vjeçare me Gjilanin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga