Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI

Gjilani nuk ndalet, +3 vjet me Kqikun

Gjilani nuk ndalet, +3 vjet me Kqikun


31 May, 2021 @20:53

Skuadra e Gjilanit po vazhdon t’i blindojë futbollistët e saj. Me ‘skifterat’ e Gjilanit së fundi marrëveshje ka arritur edhe futbollisti i talentuar, Edison Kqiku.

Mesfushori 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me skuadrën e tij, për të vazhduar qëndrimin në Gjilan deri në vitin 2024.

Kqiku është bërë futbollisti i shtatë te Gjilani që ka nënshkruar kontratë të re brenda një jave.

Para tij, me ekipin që drejtohet nga Ismet Munishi kanë vazhduar bashkëpunimin edhe futbollistët si Enea Koliçi, Gerhard Progni, Besar Musolli, Muhamed Useini, Oltion Rapa dhe Ylber Kastrati.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga