EURO U-21 FINAL

Foto: uefa.com
Finalja EURO-U21, Gjermania e Berishës ndaj Portugalisë
4 June, 2021 @15:12
Të dielën me fillim prej orës 21:00 Gjermani U21 dhe Portugalia U21 do të vendosin për ekipin më të mirë të shpresave në Evropë, në finalen e EURO 2021 të të rinjve.
Gjermanët, ku luan Mërgim Berisha, mposhtën Holandën U21 2-1 në gjysmëfinale me dy gola të shënuara nga Florian Wirtz, për të arritur finalen e tretë rresht [Florian Wirtz 1, 8 - Perr Schuurs 67]. Mërgim Berisha luajti 84 minuta në gjysmëfinale ndaj Holandës, duke u zëvendësuar në minutat e fundit të lojës, derisa ka pasur tri shtylla të qëlluara përgjatë duelit!
Në anën tjetër, Portugalia U21 ka ndërprerë serinë prej 18 ndeshjeve pa humbje në këtë garë të Spanjës U21. Një gol i shënuar me devijim, vonë në ndeshje i dha finalen e madhe portugezëve, me 1-0. Autogoli iu regjistrua Jorge Cuencas (80’).
Finalja do të zhvillohet në Ljubljanë të Sllovenisë, si bashkorganizatore me Hungarinë në këtë kampionat.