11-SHJA E SHQIPEVE
Shqipet nëpër botë, 11-shja më e mirë
28 November, 2018 @12:00
Që nga sot, TopSporti ka vendosur që ta zgjedhë 11-shen më të mirë të ‘shqipeve’ nëpër botë për secilën fundjavë.
Mirëpo, me rastin e festës së 28 nëntorit, skuadrën e parë të zgjedhur do ta fillojmë bazuar në performancat e lojtarëve në fjalë që nga fillimi i sezonit 2018/2019 e deri më sot. Që nga fundjava e ardhshme, vazhdojmë me 11-shen më të mirë të shqipeve bazuar vetëm në performancat e fundjavës përkatëse.
11-shja e zgjedhur bazuar në performancat e ‘shqipeve’ që nga fillimi i sezonit e deri më sot është paraqitur më poshtë:
4-2-3-1: Thomas Strakosha (Lazio), Elseid Hysaj (Napoli), Kastriot Dërmaku (Cosenza), Berat Gjimshiti (Atalanta), Benjamin Kololli (FC Zürich); Hekuran Kryeziu (FC Zürich), Idriz Voca (FC Luzern); Xherdan Shaqiri (Liverpool), Bersant Celina (Swansea City), Arbër Zeneli (Heerenveen); Lirim Kastrati (Lokomotiva Zagreb).