ELITA MAQEDONASE
Shkëndija kampione vjeshtore e Maqedonisë
25 November, 2018 @21:15
Futbollistët e Shkëndijës me fitore ndaj Pobedës me fitore 0-2 si mysafir, që erdhi me golat e Egzon Bejtullait (75’) dhe Izair Eminit (88’) ka siguruar vendin e parë dhe është shpallë kampion vjeshtor i elitës së futbollit maqedon.
I drejtuar nga trajneri me emër Qatip Osmani, Shkëndija ka pasur një vjeshtë tepër të mirë në elitë, duke shënuar shtatë fitore radhazi së fundi për të kryer stinorin me 37 pikë, 6 më shumë sesa ndjekësi i parë, Vardar.
Shkëndija në 16 xhirot e para të stinorit ka pasur 11 fitore, 4 barazime dhe 1 humbje me goldallim 26, prej ku 39 të shënuara dhe 13 të pranuara.