EMPOLI - ATALANTA
Dueli shqip vendoset në kohën shtesë me përmbysje
25 November, 2018 @16:59
Përvojë e Matias Silvestre ka përcaktuar fituesin e derbit të shqiptarëve në Serie A, ku luajtën Empoli i Frederic Veselit dhe Atalanta e Etrit Berishës e Berat Xhimshitit.
Empoli fitoi 3-2 në fund [La Gumina 42’, Masiello ag. 77’, Silvestre 90’ - Freuler 33’, Hateboer 40’], në një duel që përfundoi me plot gola, kartona, kishte edhe të kuqe, ndërsa edhe penallti të humbura.
Të gjithë shqiptarët në këtë ndeshje kanë qenë për 90 minuta në fushë, për ekipet e tyre, ndërsa Empoli me këtë fitore ka dalë nga zona e rrezikshme e Serie A-së.