DRITA - FERONIKELI
Baraz në Gjilan, kreu s’ndryshon
25 November, 2018 @15:28
Në ndeshjen e fundit të xhiros së XVI të Superligës së Kosovës në futboll, Feronikeli e Drita luajtën baraz 1-1.
Drita ishte skuadra që e kërkoi golin më shumë në fillim të ndeshjes, ku së pari e rrezikoi portën e portierit Florian Smakiqi me Betim Haxhimusën e më pas me Endrit Krasniqin, mirëpo e para që kaloi në epërsi ishte skuadra e Feronikelit. Pas një harkimi të Yll Hoxhës, më së miri në zonë u gjend Lapidar Lladrovci, i cili me kokë shënoi për 0-1, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, goli i barazimit për kampionin në fuqi të Kosovës erdhi në minutën e 69’ nga Bujar Shabani, i cili goditi nga distanca për ta mposhtur portierin mysafir.
Më pas, gola të tjerë nuk pati përkundër orvatjeve nga të dyja skuadrat dhe ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 1-1, rezultat i cili bën që Feronikeli mos ta rikthejë kreun pas gabimit të Prishtinës ndaj Ferizajit, ndërsa Drita në anën tjetër pas 16 xhirove ka tubuar 23 pikë.
FORMACIONET STARTUESE
DRITA: Rexhepi, Kaja, Gerbeshi, Leci, Shala, B.Shabani, Krasniqi, Neziraj, Xh.Shabani, Livoreka, Haxhimusa. FERONIKELI: Smakiqi, Islami, Hoxha, Prekazi, Lladrovci, Morina, Dabiqaj, Magani, Fazliu, Hoti, Rexha. |