VUSHTRRIA - ONIX
Eugen Rafuna për përforcimin e kreut
25 November, 2018 @15:01
Me një gol të Eugen Rafunës në minutën e 27’ është vendosur takimi i sotëm mes Vushtrrisë dhe Onixit.
Goli i futbollistit në fjalë ishte i mjaftueshëm që Vushtrria ta fitojë me rezultat 1-0 ndeshjen e sotme, për ta përforcuar edhe më tepër kreun e klasifkimit, me Besën e vendit të dytë që lëshoi pikë ndaj skuadrës së Kikës në shtëpi.
Me Vushtrrinë që i prin tabelës së klasifikimit në Ligën e Parë, Onixi në anën tjetër ndodhet në vendin e gjashtë me 25 pikë të tubuara.