BASHKIMI KORETIN - VËLLAZNIMI
Santos vendos, Munishi e nis me fitore
25 November, 2018 @14:52
Në ndeshjen e parë pas rikthimit të Ismet Munishit në rolin e kryetrajnerit, skuadra e Vëllaznimit ka shënuar fitore si mysafire e Bashkimit të Koretinit.
Golin e vetëm për gjakovarët në këtë takim e shënoi braziliani Dhonatan Santos në pjesën e parë, gol ky që i mjaftoi gjakovarëve për ta mbyllur takimin me pikë të plota.
Kjo fitore bën që Vëllaznimi momentalisht të jetë në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit, kurse Bashkimi i Koretinit ndodhet në pozitën e parafundit.