CAEN - MONACO
Falcao + VAR për fitore në krizë
25 November, 2018 @11:32
Thierry Henry më në fund i është gëzuar fitores si trajner i Monacos. Ekipi, duke i falenderuar golit të Radamel Falcaos nga gjuajtja e lirë, ka marrë fitoren e parë që prej fillimit të stinorit.
Kampioni i vitit 2017 nuk ka fituar ndeshje që prej 11 gushtit të këtij vitit dhe pas ardhjes së Henryt, ka regjistruar dy barazime, katër humbje dhe tek mbrëmë fitoren e parë.
Monaco me këtë fitore mbetet i parafundit në klasifikim, por tash vetëm dy pikë larg zonës që të shpëton.
Sidoqoftë, sulmuesi me përvojë i Monacos, kolumbiani Falcao ka shënuar mbrëmë golin e pestë të stinorit, që mund të ngris formën e tij dhe t’i jep shpresë ekipit.
Ndërkaq, VAR në minutat shtesë të takimit shpëtoi ekipin e Henryt, kur krahu i Caenit, Malik Tchokounte u gjend në ofsajd për të ndalë dramën.
Në të njëjtën kohë, fitorja 0-1 e Monacos ka qenë ndeshja e parë e ekipit bardhekuq që prej gushtit, të përfunduar pa pranuar gol - falë vendimit të VAR-it mbrëmë.