KEK-u - LIRIA
Annese debuton me fitore, e treta rresht për Lirinë
24 November, 2018 @15:26
Në ndeshjen e parë të trajnerit italian Vicenzo Alberto Annese, në krye të Lirisë, prizrenasit shënuan fitore duke e mposhtur skuadrën e KEK-ut me rezultat 0-3.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-2 në favor të skuadrës prizrenase, ku golat erdhën nga Robert Gjeraj në minutën e 20’ dhe nga Blendi Memaj në minutën e 27’.
Goli i tretë erdhi në minutën e 66’ nga Fatih Karahoda për ta vërtetuar fitoren e bardhezinjëve.
KEK-u gjatë ndeshjes i kishte disa raste ideale për të shënuar, por futbollistët e ekipit në fjalë nuk arritën të shënojnë.
Kjo ishte fitorja e tretë rresht dhe e gjashta në total për Lirinë derisa kanë 19 pikë të grumbulluara deri më tani, kurse KEK-u me 1 pikë gjendet në fund të tabelës.