PACO ALCACER
Rehatojnë sulmin deri në 2023
24 November, 2018 @12:40
Borussia Dortmund ka nënshkruar kontratë me sulmuesin Paco Alcacer për 25.65 milionë euro nga Barcelona, pasi që gjermanët aktivizuan opcionin e huazimit të tij për blerje të lojtarit para fundit të stinorit 2018/19.
Liderët e Bundesligës tashmë blenë reprezentuesin 25 vjeç të Spanjës, i cili ishte si lojtar i huazuar nga Barcelona nga gushti i këtij viti, me mundësi blerjeje.
Ish sulmuesi i Valencias, Alcacer, ka shënuar nëntë gola nga tetë ndeshje - por ka pasur vetëm katër starte në 11-she, për shkak të lëndimeve - por mesataren e golave, një gol për 44 minuta.
Kontrata e Pacos me Borussian është e gjatë deri më 30 qershor 2023.
Forma e tij e mirë bëri që të rimerr ftesën për reprezentacionin e Spanjës pas dy viteve, derisa shënoi tre gola në dy ndeshje - ndaj Uellsit e Anglisë - prej se iu rikthye La Rojas.