DRENICA - TREPÇA'89
Pas 4 humbjeve radhazi, i kthehen fitores me stil
23 November, 2018 @15:44
Pas katër humbjeve me radhë në Superligë dhe ndërprerjes së formës së mirë, Drenica i është kthyer elitës me fitore në stil pas pushimit disa ditësh për shkak të ndeshjeve të reprezentacioneve.
Kuqezinjtë nga Skenderaj kanë kaluar lehtë ndaj ish-kampionit, Trepça’89, duke i mposhtur bindshëm 3-0 në përballje, ndërsa dy golat e parë kanë ardhur në fillim të pjesëlojëve, për të marrë kontrollin në vazhdim.
Ka qenë Arsen Sykaj që shënoi (15’) për 1-0 pas asistimit të Osman Mëziut, ndërsa në fillim të pjesës së dytë shënoi Edon Pasoma (50’) për t’ia dhënë vazhdimin e qetë të ndeshjes ekipit të Tahir Lushtakut.
Trepça’89 u mundua disa herë të bëj më shumë, por goli nuk erdh. E kjo bëri që Drenica të kryejë lojën në stil kur në fund të takimit kapi edhe një herë topin për ta çuar në rrjetë të Arben Beqirit, jo në formë të mirë, për të shënuar me Muharrem Musën për 3-0 përfundimtare.
Fitorja çon Drenicën mbi Trepçën’89 në Superligë, duke ia ngritur kuotën e pikëve në 21, derisa kjo ka qenë fitorja e gjashtë e stinorit për ekipin që drejtohet nga Lushtaku.
FORMACIONET STARTUESE:
Drenica: Ymeri, Pasoma, Sykaj, Musa, Bejta, Mustafa, Thaqi, Dajaku, Mëziu, Uka, Abazi | |||
Trepça '89: Beqiri, Pira, Basriu, Mersini, Asare, Jashari, Maloku, Gucev, Hyseni, Rusi, Manaj |