MAKINERIA E GOLAVE
Kosova rekordere e fazës grupore të Ligës së Kombeve
21 November, 2018 @0:36
Përfaqësuesja e Kosovës është rekordere e Ligës së Kombeve, pas fazës së parë grupore në histori të kësaj gare.
Kosova si askush tjetër, nga asnjë grup i asnjë lige, ka shënuar 15 gola, që është numri më i madh i golave të shënuara për një ekip gjatë kësaj faze.
TABELA PËRFUNDIMTARE E LIGËS D
Pas Kosovës, sa i përket golave të shënuara janë renditur, Zvicra nga Liga A me 14 gola, Maqedonia nga Liga D me 14 gola dhe Gjeorgjia nga Liga D me 12 gola të shënuara.
Pas barazimit shterp me Azerbajxhanin si mysafir 0-0, Kosova ka mposhtur Ishujt Faroe 2-0, pastaj edhe Maltën 3-1 në shtëpi. Ka barazuar 1-1 me Ishujt Faroe jashtë, ndërsa në nëntor, ka shënuar fitore 5-0 ndaj Maltës në udhëtim dhe 4-0 ndaj rivalit kryesor të grupit, Azerbajxhanit.