REFERËT E KOSOVËS
Nuza katër kartona në miqësore
20 November, 2018 @21:48
Referi ndërkombëtar i Kosovës, Genc Nuza, ka gjykuar ndeshjen Turqia-Ukraina sot në Antalya, që ka përfunduar baraz pa gola, 0-0.
Nuza ka referuar me autoritet këtë ndeshje, ndërsa ka ndarë edhe katër kartonë të verdhë në përballje, 2 për Turqinë e 2 për Ukrainën, në miqësoren e ish rivalëve të Kosovës në kualifikime për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Në këtë përballje, Nuza ka qenë i ndihmuar nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, ndërsa referi i katërt Besfort Kasumi.