Të gjitha lajmet

VALON BERISHA

Shkojmë për fitore

FOTO/ FFK

Shkojmë për fitore

19 November, 2018 @19:11

Njëri ndër mesfushorët më kreativ të përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, në konferencë për media para ndeshjes kundër Azerbajxhanit ka thënë se do të dalin në fushë për fitore dhe se fitorja kundër Maltës e motivoi tërë ekipin.

Ajo ishte një fitore tejet domethënëse, por jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes së nesërme dhe ne po besojmë në fitore.

Mendoj se edhe pse barazimi na kryen punë, ne si futbollist edhe si ekip nuk duhet të mendojmë për barazim, por duhet të shkojmë për fitore. Në fillim të kësaj gare Azerbajxhani është llogaritur favorit i grupit dhe edhe tash për shkak të përvojës mund të llogaritet i tillë, por ne jemi lider dhe fitorja ndaj Maltës na ka dhënë kurajë, luajmë para tifozëve tanë dhe hyjmë për fitore”, ka thënë Berisha.

TABELA AKTUALE

Kosova me 11 pikë të grumbulluara gjendet në krye të Grupit D3, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet nesër në ora 20:45 kundër Azerbajxhanit.

RAJON

Sejdini premton shpërblime për futbollistët

Foto: SportMedia.mk

25 March, 2019 @12:15

Kryetari i ri i Federatës së Maqedonisë, Muamed Sejdini, pas rezultateve të mira të reprezentacionit në dy përballjet e para…

MINUTAT E KOSOVËS NË STATISTIKA

Të pazëvendësueshmit e Challandesit

TOPSPORTI/ A. P.

18 March, 2019 @23:44

Selektori zviceran i Kosovës, Bernard Challandes, në ndeshjet zyrtare të Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve maksimalisht ka shfrytëzuar…

UEFA NATIONS LEAGUE

Liga e Kombeve, në shitje biletat e finaleve

30 January, 2019 @14:46

Kanë dalë në shitje biletat për fazën finale të Ligës së Kombeve. Faza finale e më të mirëve të Ligës…

PËRMBLEDHJE

Kosova në 2018!

1 January, 2019 @18:15

Si zakonisht, TopSporti.com edhe këtë herë ka përmbledhur ngjarjet më të rëndësishme sportive të vitit. KOSOVA NË 2016

MEDIA TALK

De Biasi synim i ekipit që u mposht nga Kosova

TOPSPORTI/ Arkiv

10 December, 2018 @14:44

Ish trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, pas aventurës jo të lavdishme te Alaves aktualisht është i pa punë.…

Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve