MEDIA TALK
Kontaktohet ish lojtari, për të zëvendësuar Panuccin
19 November, 2018 @13:17
Ish futbollisti i kombëtares shqiptare, Bledar Kola, është synim i FSHF-së për zëvendësim të Christian Panuccit në bankën kuqezi.
Presion te Panucci po vjen nga të gjitha anët dhe së fundi Panorama Sport ka zbardhur në ballinë të saj bisedën që ka pasur FSHF me Kolën, me të cilin pritet të bisedohet me letra hapur, pas largimit definitiv të italianit, pra pas miqësores me Uellsin.
Bledar Kola që ka veshur fanellën e kombëtares përgjatë viteve të ‘90-ta aktualisht është duke punuar si ndihmës trajner në AEK të Athinës, ndërsa detajet e bisedës nuk janë bërë të ditura, por gazeta pohon për kontakt me lojtarin e dikurshëm.
Nëse arrihet marrëveshje me Kolën, ky pritet të jetë shqiptari i parë që merr drejtimin e kuqezinjëve pas një periudhe dekadash ku Shqipërinë e kanë drejtuar vazhdimisht trajnerët e huaj.