MYSAFIRËT ATEROJNË
Arrin Azerbajxhani
18 November, 2018 @23:34
Rivali i fundit i Kosovës në fazën grupore të Ligës së Kombeve, Azerbajxhani, ka ateruar sot në aeroportin Adem Jashari dhe tashmë ekipi është akomoduar në hotel.
Kosova pret Azerbajxhanin të martën mbrëma në Fadil Vokrri të Prishtinës, ndërsa me barazim ose fitore do të sigurojë kualifikimin në Ligën C të Kombeve.
Dueli nis në ora 20:45, ndërsa në duelin e parë Azerbajxhani - Kosova kanë barazuar 0-0. As Kosova, e as Azerbajxhani nuk kanë pësuar humbje në Grupin 3 të Ligës D të Kombeve.