UEFA
Kuptohet nikoqiri i finales së Ligës së Kombeve
18 November, 2018 @14:01
Finalja e parë e edicionit të parë të Ligës së Kombeve që do të mbahet prej 5 deri më 9 qershor të vitit 2019, ka kuptuar nikoqirin.
Portugalia me sigurimin e vendit të parë të saj edhe zyrtarisht pritet të emërohet nikoqire e parë e pjesës finale të Ligës së Kombeve, ku do të luajnë fituesit e katër grupeve të Ligës A, për të fituar trofeun e parë të kësaj gare.
Të mërkurën, më 5 qershor 2019 do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë, ndërsa të enjten më 6 qershor e dyta. Ndërsa ndeshja për vend të tretë dhe finalja do të zhvillohen të dielën më 9 qershor 2019.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Portugalia siguroi mbrëmë gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, ndërsa sot dhe në ditët në vijim pritet të kuptohen edhe udhëtarët tjerë drejt Estadio do Dragao në Porto dhe Alfonso Henriques në Guimaraes.
Zyrtarirsht, nikoqirllëku i Portugalisë do të bëhet i ditur më 3 dhjetor, e hënë, në Dublin të Irlandës në mbledhjen e KE të UEFAsë, ditë e njëjtë kjo kur edhe tërhiqet shorti për fazën grupore kualifikuese për EURO 2020.