MALTA - KOSOVA
5hkëlqim, për kualifikim në Prishtinë
17 November, 2018 @19:46
Kosova ka shënuar fitore shumë më lehtë sesa që është pritur ndaj Maltës sot si mysafir.
Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes është rehatuar shpejt me golin e Vedat Muriqit (15’) në fillim të ndeshjes, ndërsa në pjesë të dytë shkëlqyen tërësisht.
Goli i Benjamin Kolollit (70’) pas gabimit të mbrojtjes malteze hapi rrugët drejt fitores së thellë, që më pastaj me dy gola të Donis Avdijajt (78’ dhe 80’) (asistime nga Vedat Muriqi dhe Milot Rashica) u bë 4-0, e Milot Rashica pastaj me shut nga 17m shënoi për 5-0 (86’).
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Kosova me tre pikë të fituara nga kjo ndeshje dhe e para në udhëtim ka arritur në kuotën e 11 pikëve në Grupin 3 të Ligës D, ndërsa Azerbajxhani që gjithashtu ka shënuar fitore sonte (2-0 ndaj Ishujve Faroe) ka 9 pikë.
Në ndeshjen e radhës, të martën, Kosova - Azerbajxhani djelmoshave tanë i duhet minimalisht barazimi për të siguruar kualifikimin në Ligën C dhe për të fituar mundësinë shtesë për në EURO 2020.
Njëjtë, kjo është fitorja më e thellë e Kosovës në histori të saj në ndeshje zyrtare, shto këtu edhe atë që ishim në cilësi të mysafirit.