KUSH PRITET TË NIS NDESHJEN?
Dilema në portë dhe krah, 11-shja potenciale e Kosovës
17 November, 2018 @12:00
Kur kanë mbetur edhe pak orë para fillimit të ndeshjes, që mund të dalë të jetë vendimtare për Kosovën, një formacion i mundshëm i Kosovës për këtë përballje pritet të jetë 4-2-3-1.
Ujkani dhe Muriç janë çështje kohe për t’u ndërruar dhe kjo varet ekskluzivisht nga vendimi përfundimtar i trajnerit Challandes.
Në pyetje është respekti ndaj kapitenit Ujkani dhe përvoja e tij, në krahasim me talentin e gjatë dhe shpresëdhënës Muriçi, të përzgjedhur nga Pep Guardiola si trajner i dytë i Manchester Cityt.
Mërgim Vojvoda mund të startojë vetëm nëse është 100% i gatshëm për lojë, pas lëndimit që e pati në muskul. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës, bazuar në ndeshjet e kaluara, rëndësinë e ndeshjes së sotme, kundërshtarin përballë dhe stërvitjet e fundit, pritet të jetë kjo.
KOSOVA: Samir UJKANI (Arijanet MURIÇ); Benjamin KOLOLLI, Amir RRAHMANI, Fidan ALITI, Mërgim VOJVODA (Leart PAQARADA); Hekuran KRYEZIU, Valon BERISHA, Edon ZHEGROVA, Donis AVDIJAJ, Arbër ZENELI dhe Vedat MURIQI.
Malta - Kosova nis në ora 18:00, ndërsa ndeshjen e transmeton SuperSport Kosova.