BERNARD CHALLANDES
Challandes tregon gjasat për kualifikim
19 November, 2018 @18:57
Selektori i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes kundër Azerbajxhanit që do të luhet nesër në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Më vjen mirë që po shoh një interesim të madh të mediave dhe ky është një tregues për rëndësinë e madhe që ka ndeshja për të dyja ekipet.
Do ta kemi një lojë të mirë dhe e dimë se është rrethi i fundit dhe gjasat për fitore janë 50-50. Në Azerbajxhan kemi luajtur baraz, skuadra e Azerbajxhanit është një skuadër e fortë dhe e mirë, prndaj edhe gjasat janë të barabarta” ka thënë Bernad Challandes.
67 vjeçari Challandes, shtoi se në rast të humbjes jeta vazhdon, por trajneri beson në fitore: “Azerbajxhani është favorit pasi që ka shumë më shumë përvojë se sa ne, por ne hyjmë për fitore dhe jam i bindur se me përkrahjen e tifozëve tanë të zjarrtë do t’ia arrijmë këtij qëllimi. Nuk do të ndërrojmë filozofinë e lojës, nesër duhet edhe të rrezikojmë, edhe nëse humbasim do ta vazhdojmë jetën por e ritheksoj unë besoj në fitore” ka shtuar strategu zviceran.
Në ndeshjen e nesërme kundër Azerbajxhanit, Kosovës vetëm humbja nuk i konvenon për të siguruar Ligën C të Kombeve.