JAVA VI
Superliga e futsallit, përmbledhja e xhiros
19 November, 2018 @15:14
Në fundjavën që e lamë pas janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futsall.
Liburni ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e luajtur ndaj Prishtinës në Gjakovë, Malisheva ka shënuar fitore me rezultat 1-5 si mysafire e Drenicës, ndërsa fitore kanë shënuar edhe dy ekipet pejane.
Peja e ka mposhtur me rezultat 4-13 skuadrën e Junikut, derisa Besa ka shënuar fitore me rezultat 2-12 ndaj skuadrës së Mitrovicës.
Siç dihet tash e sa javë, Feniksi është tërhequr nga garat, me ç‘rast skuadra e Prizrenit ka pushuar këtë xhiro.
Në foton e mëposhtme është paraqitur tabela aktuale e Superligës së Kosovës në futsall.