KOSOVA - AZERBAJXHANI
Formacioni i mundshëm i Kosovës
20 November, 2018 @14:35
Kur jemi pak orë para ndeshjes mes Kosovës dhe Azerbajxhanit, le ta shohim formacionin e mundshëm të Kosovës për sonte.
Në portë flitet për një debutim të mundshëm të Arijanet Muriçit, mirëpo nuk parashikojmë largimin e Ujkanit nga porta në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.
TABELAT DHE ORARI - LIGA E KOMBEVE
Në mbrojtje pritet të startojnë Mërgim Vojvoda, Fidan Aliti, Amir Rrahmani dhe Benjamin Kololli, për të vazhduar me dyshen qendrore të mesfushës Herolind Shala e Hekuran Kryeziu. Treshja pas sulmuesit kryesor mund të përbehet nga Milot Rashica, Valon Berisha e Arbër Zeneli, ndërsa në sulm, sidomos pas paraqitjes fantastike ndaj Maltës, duhet të startojë Vedat Muriqi.
Pra, një formacion 4-2-3-1, por me Valon Berishën që luan në rolin e mesfushorit ‘box to box’, duke qenë vazhdimisht në ndihmë të Shalës e Kryeziut në fazën defansive dhe njëkohësisht në ndihmë të Zenelit, Rashicës e Muriqit.
Gjithsesi, që ta shohim se e a pajtohet Challandes me ne, duhet të presim edhe pak orë.