SHQIPËRIA - UELLSI
Bale s’kalon, Balaj për fitore kuqezi
20 November, 2018 @21:58
Një frymëmarrje e lehtë për Christian Panuccin dhe ndoshta shpresë për t’i dhënë rast në kualifikime për EURO 2020.
Shqipëria ka fituar Uellsin e drejtuar nga Ryan Giggs, për të cilën në gjysmëorëshin e fundit luajti edhe futbollisti i Real Madridit, Gareth Bale.
Më kot, ka qenë Bekim Balaj që ka dhënë fituesin e ndeshjes. Një penallti në minutën e 58-të e konvertoi në gol për t’ia dhënë fitoren Shqipërisë në përballjen miqësore ndaj Uellsit sonte 1-0.