FLAMURTARI - PARTIZANI
Lideri bie në Vlorë nga kapiteni
24 November, 2018 @9:38
Pas tre fitoreve radhazi të shënuara, lideri i Kategorisë Superiore shqiptare, Partizani, është mposhtur në Vlorë mbrëmë, 1-0 nga Flamurtari.
Golin e vetëm në fitoren e ekipit të drejtuar nga Ilir Daja e ka shënuar sulmuesi dhe kapiteni i ekipit, kroati Tomislav Busic, kur kapi krosimin nga e majta për të shënuar me kokë që në minutën e nëntë të takimit.
Ky ishte goli i katërt i kroatit këtë stinor, ndërsa Flamurtari me këtë fitore i afrohet zonës që dërgon në Evropë, derisa njëkohësisht Partizani i Skender Gegës mund të humb kreun këtë xhiro nëse ndjekësi i parë i tyre fiton.