THIERRY HENRY
Merr krejt përgjegjësitë
24 November, 2018 @11:11
Shefi i Monacos, Thierry Henry, ka thënë se e ka të qartë situatën dhe merr krejt përgjegjësitë që i takojnë atij si kryetrajner për të arritur deri te fitorja e parë me skuadrën.
Sot Monacoja është mysafire e Caenit.
“Jemi në situatë delikate. Çdonjëri e ka të qartë atë. Jo se po kërkojmë arsyetim për rezultatet jo të mira, por po shpjegoj se jemi duke punuar me të gjitha kapacitetet në dispozicion për të arritur më të mirën,” ka thënë Henry, te ekipi i të cilit më shumë se gjysma e lojtarëve standard janë të lënduar.
Monaco nuk ka fituar në Ligue 1 që prej gushtit. U eliminua edhe nga Liga e Kampionëve. Tash është në zonë të rënies.
“Ndeshja ndaj Caenit nuk do të jetë e lehtë. Ata gjithashtu janë duke kaluar momente të vështira dhe po kërkojnë rikthimin,” ka shtuar Henry.