BALLKANI - GJILANI
Pas dy humbjeve i kthehen fitores me përmbysje
24 November, 2018 @15:17
Skuadra e drejtuar nga Sami Sermaxhaj, Ballkani, pas dy humbjeve të regjistruara së fundi, i është kthyer fitores sot duke e mposhtur Gjilanin në Suharekë, 3-1.
Ekipi i Ballkanit ka gjetur veten në disavantazh që në minutën e 21-të të ndeshjes, kur pas sulmeve të rreshtuara të gjilanasve Elbasan Gashi qëlloi portën e vetë për 0-1.
Mirëpo, vendasit u kthyen shpejt në lojë, me Durim Gashin që barazoi 1-1 (44’) pa shkuar në pushim.
Ritmi i mirë i lojës së suharekasve vazhdoi edhe në pjesë të dytë, kur me të nisur ajo Blendi Baftiu shënoi për 2-1 (48’) ndërsa fitoren e vulosën me golin e Arbër Potokut që shënoi për 3-1 (78’) pas asistimit të Jetmir Topallit. Krejt në fund, në minutat kur mbyllej loja Leutrim Gashi vendosi rezultatin përfundimtar kur shënoi pas një goditjeje me kokë në portën e Donat Kaçiut për të përcaktuar edhe rezultatin përfunimtar të ndeshjes, 4-1 (88’).
Fitorja ka qenë jetike për Ballkanin që del nga zona e rrezikshme me tri pikë të reja, duke arritur kuotën e 21 pikëve tash, derisa Gjilani me formën luhatëse, është rehat në mes të klasifikimit për momentin.
FORMACIONET STARTUESE:
BALLKANI: Ruxhi, Krasniqi, Potoku, Gashi, Berisha, Shabani, Elezaj, Gashi, Manevski, Baftiu, Topalli. | |||
GJILANI: Kaçiu, Kastrati, Papuqi, Halilaj, Magani, Muqaj, Kqiku, Sadriu, Nika, Hysa, Pepa |