SPURS - CHELSEA
S’më pëlqeu askush
25 November, 2018 @11:09
Humbja e parë e stinorit për Chelsean nën drejtimin e italianit Maurizio Sarri, ndërsa Tottenham fitoren e arriti shumë më lehtë sesa që tregon rezultati 3-1 (Alli 8’, Kane 16’, Son Heung-Min 54’ - Giroud 85’).
“Jam shumë i zhgënjyer pasi luajtëm keq. Mendoj se luajtëm keq në të gjitha drejtimet - fizikisht, mentalisht, teknikisht dhe taktikisht. Gjithashtu, po e shoh se në dy-tre ndeshjet e fundit nuk po e nisin mirë duelin. Sot, s’më pëlqeu askush,” ka qenë deklarata e italianit Sarri.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Tottenham Hotspurs në anën tjetër shkëlqeu. Me lojë dhe me rezultat, ndërsa Delle Alli ka qenë tempoja e ekipit, që ka mbajtur në kontrollë gjithçka. Alli ka qenë më i dalluari në përballje, ndërsa Christian Eriksen dhe Heung-Ming Son, i kanë ndihmuar atij.
Spurs i Mauricio Pochettinos me këtë fitore në derbin e Londrës ka kaluar mbi Chelsean në klasifikim dhe ka arritur tash në vetëm tre pikë dallim nga Liverpool e pesë nga Manchester City lider.