SHQIP
S’mjaftuan Kryeziu e Kololli për fitore
24 November, 2018 @21:03
Lojtarët e përfaqësueses së Kosovës dhe të Zurichut, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli, shkëlqyen në ndeshjen kundër Xamaxit.
Por performanca e tyre nuk mjaftoi për fitore.
Hekuran Kryeziu për tre minuta shënoi dy gola (61’ dhe 64’), derisa Benjamin Kololli duke shënuar në minutën e 76’ nga pika e bardhë e shpëtoi skuadrën e tij nga humbja.
FC Zurich aktualisht gjendet në pozitën e katërt me 21 pikë të grumbulluara në Superligën e Zvicrës.