PLAYOFF SUEDEZ
Ekipi i Anel Raskajt në Superligën suedeze
25 November, 2018 @17:19
Ekipi suedez, Eskilstuna, ku luan Anel Raskaj (kapiten i parë i Kosovës) ka fituar duelet e Play-Offit ndaj ekipit Brommapojkarna për të siguruar Superligën suedeze përgjatë vitit 2019 (Allsvenskan).
Interesant ka qenë fakti se në duelin e parë të Play-Offit, Eskilstuna u mposht nga Brommapojkarna 0-1. Ndërsa sot në duelin e kthimit, ekipi i Raskajt, fitoi si mysafir 1-2.
Golin vendimtar për ekipin e Raskajt, ku ai sot luajti përgjatë 90 minutave e shënoi sulmuesi norvegjez i skuadrës, Bajram Ajeti.
Ky ka qenë goli i katërt i Ajetit këtë stinor për ekipin e Eskilstunas, ndërsa aty erdh pikërisht nga rivali i sotëm!