LAZIO - MILAN
Correa në shtesa s’lejon fitoren e Milanit
25 November, 2018 @20:04
Ka përfunduar me barazim dueli i ditës në Romë, ndërmjet Lazios dhe Milanit.
Të dyja golat erdhën në 15 minutëshin e fundit të takimit, ndërsa lacialët vendas u ndanë 1-1 me rossonerët.
Ka qenë Franck Kessie që i dha avantazhin Milanit (78’) 0-1. Por ekipi i Gennaro Gattusos nuk arriti të mbrojë rezultatin e arritur.
Të udhëhequr nga Ciro Immobile në sulm, që nuk ndalej në dhjetëminutëshin e fundit dhe gjithmonë kërkonte golin, ka qenë Joaqin Correa që shënoi për barazim 1-1 (90’+4), kur goditi me një gjysmëvolej nga 16m për të gjetur rrjetën e portës së Gigi Donnarummas dhe për mos t’i lënë rossnerët të dalin me pikë të plota nga Olimpico.
Te Lazio, sa i përket shqiptarëve, Thomas Strakosha ka qenë në portë prej minutës së parë të ndeshjes, ndërsa Valon Berisha ka qenë në bankën rezervë, bashkë me Riza Durmisin dhe nuk u futën në lojë nga ana e trajnerit Simone Inzaghi.
As Lazio e as Milan nuk kanë fituar dy ndeshjet e fundit në Serie A, ndërsa kanë dallim vetëm një pikë mes veti, në pozitat 4 dhe 5 përkatësisht.