SEVILLA - VALLADOLID
I padëshiruar te Milani, bën Sevillën lidere
25 November, 2018 @20:53
Sulmuesi i ri portugez, Andre Silva, ka shënuar golin e tetë të stinorit në La Liga sonte, ndërsa me golin e tij, Sevilla mposhti Valladolidin 1-0 për të rimarë kreun e elitës spanjolle të futbollit.
Futbollisti 23 vjeç që u largua nga Milan si i panevojshëm, është duke shpërthyer këtë stinor me ekipin e Sevillës, që aktualisht është lidere e La Ligas, mbi Barcelonën dhe Atletico Madridin.
Milan lëshoi si huazim Silvan te Sevilla për një stinor. Portugezi ka shënuar 8 gola në 12 paraqitje për Sevillën, që po drejtohet nga trajneri Pablo Machin.
Andre Silva has scored once again for Sevilla! In the right place at the right time as he headers it into the ground - and into the net!
— TugaScout (@TugaScoutPT) November 25, 2018
That is his 8th La Liga goal in just 13 matches this season, and, as it stands, Sevilla are top of the league!pic.twitter.com/w47es1xj0p