CHAMPIONS LEAGUE
Përmbledhja e ndeshjeve të sontme
27 November, 2018 @22:59
Në dy orare të ndryshme, sonte u zhvilluan tetë nga gjashtëmbëdhjetë ndeshjet e xhiros së fundit të fazës grupore në Champions League.
Në Grupin E, Ajaxi e Bayerni shënuan fitore, për ta siguruar që të dyja kalimin në fazën tjetër, me xhiron e fundit që ka mbetur ta përcaktojë vetëm liderin e grupit, i cili do të përcaktohet në përballjen direkte mes dy skuadrave në fjalë në Holandë.
Në Grupin F, Lyoni e ndali në barazim Cityn, kurse Shakhtari shënoi fitore ndaj Hoffenheimit në Gjermani, për ta lënë akoma të hapur luftën për një vend që vazhdon tutje. Përveç Cityt që e ka siguruar fazën tjetër, Shakhtari e Lyoni do të përballen direkt për vendin e dytë të grupit.
Në Grupin G, CSKA Moska u befasua nga Plzeni, derisa Reali shënoi fitore 0-2 në Romë, rezultate këto që i dërgojnë në fazën tjetër Real Madridin dhe Romën.
Sa i përket Grupit H, një gol i Marouane Fellainit pak para përfundimit të ndeshjes ia siguroi Unitedit biletën për fazën tjetër, ndërsa me fitoren ndaj Valencias, tutje në 1/8 e finales vazhdon edhe Juventusi.
Të gjitha rezultatet e ndeshjeve të luajtura sonte janë paraqitur më poshtë:
GRUPI E:
18:55 AEK 0-2 Ajax
21:00 Bayern 5-1 Benfica
GRUPI F:
21:00 Lyon 2-2 Manchester City
21:00 Hoffenheim 2-3 Shakhtar
GRUPI G:
18:55 CSKA Moska 1-2 Viktoria Plzen
21:00 Roma 0-2 Real Madrid
GRUPI H
21:00 Juventus 1-0 Valencia
21:00 Manchester United 1-0 Young Boys