Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT FITORES

Shqiptarët do të mbushin Parkenin e Kopenhagës!

BOROZANI/D.S.

Shqiptarët do të mbushin Parkenin e Kopenhagës!


19 August, 2015 @20:55

Këto ditë u shpeshtuan lajmet se Federata Daneze e futbollit do të bëj të pamundurën që të ndalojë hyrjen e shqiptarëve në sektoret tjera të stadiumit Parken të Kopenhagës, ku Shqipëria luan me Danimarkën. 

Federata Daneze e futbollit, DBU, ka rezervuar sektorët D1 dhe D2 të stadiumit për Tifozat Kuq e Zi. Mirëpo numri i madh i biletave nga Federata janë blerë nga shqiptarët anembanë Europës dhe thuhet se Parken do të ‘këndojë’ shqip natën e 4 shtatorit.

 

Për të sqaruar gjithçka ne kemi biseduar me Salih Shalën, përfaqësuesin e Tifozave Kuq e Zi, TKZ, për vendet Skandinave, i cili ka shpjeguar në detaje mbarëvajtjen e ngjarjeve. 

“Ka dy javë që kemi intensifikuar bisedimet me DBU dhe policinë daneze për ndeshjen Danimarkë-Shqipëri. Ne i kemi sqaruar atyre se TKZ kudo që ka udhëtuar, asnjëherë nuk ka shkaktuar as më të voglin problem, merr këtu shembullin në Norvegji, Zvicër dhe vendet tjera,” ka thënë Shala për Borozani.com përmes telefonit. 

Sidoqoftë danezët nuk e kanë marrë paraysh këtë fakt dhe ata kanë insistuar se biletat e blera për këto sektore do të duhet të kthehen nga tifozët shqiptarë. 

“Ne kemi dorëzuar në bisedime me danezët edhe falenderimet që na i kanë dhënë Federatat e vendeve tjera ku kemi qenë mysafirë, por ata si morrën parasysh këto,” ka shtuar Shala. 

TKZ ka menduar një zgjidhje dhe i ka ofruar një lloj kompromisi DBU-së, për të cilën u është thënë se do të njoftohen deri të premten, kur pritet që TKZ-ja të dalë edhe me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjet atje. 

“Nëse danezët do të pranojnë këtë lloj kompromisi që u kemi kërkuar si kundërshpërblim ne u kemi ofruar atyre informata lidhur me mbarëvajtjen e gjërave dhe organizimit. Në të kundërtën ne u kemi thënë se ne do të tërhiqemi nga çfarëdo lloj përgjegjësie,” ka treguar ai. 

“Por tifozëria shqiptare edhe në rastin më të keq nuk duhet të brengoset pasi që kemi zgjidhje për situatën edhe në rast se danezët nuk e pranojnë kërkesën tonë,” thoshte i qetë Shala. 

TKZ ka kërkuar nga DBU që sektoreve D1 dhe D2 të rezervuara për ata, tu shtohet edhe sektori D3, pas së cilës do të jenë bashkëpunues me policinë e vendit nikoqir. 

“Gjithsesi, të premten pritet të sqarohet gjithçka kur si TKZ do të dalim me informatë zyrtare dhe planin për 4 shtator,” ka përfunduar Shala. 

TKZ për këtë ndeshje ka planin gati, derisa të gjithë tifozët pritet të mblidhen në ora 14:00 në qendër të qytetit, ku do të fillojë atmosfera para lojës me këngë e ovacione. 

Dy orë para ndeshjes, do të bëhet marshi i përgjithshëm për tu nisur drejt Parkenit. Pastaj janë përgatitur flamuj gjigant, por edhe një surprizë për të gjithë ose më mirë të thuhet festë, që varet nga rezultati.


 
Të gjitha lajmet nga