Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OLD TRAFFORD

Shtohen telashet për Man Utd

Shtohen telashet për Man Utd


30 September, 2014 @18:37

Mesfushori spanjoll i Manchester Unitedit, Ander Herrera, nuk do të mund t’i ndihmojë ekipit të tij në javët në vijim. 

Kjo, pasi që ai ka pësuar thyerje brinjësh në ndeshjen e fundjavës ndaj West Hamit, të cilën Djajt e Kuq e fituan me rezultat 2-1. 

Herrera 25 vjeç do të bëhet futbollisti i dhjetë i Unitedit që vuan aktualisht nga lëndimi, derisa telashet për strategun holandez, Louis Van Gaal, vetëm po shtohen. 

Spanjolli në fjalë erdhi këtë verë te Manchester United nga Athletic Bilbao. Faqja zyrtare e Manchester Unitedit nuk ka bërë të ditur se sa do të mungojë Herrera, por parashikohet të jetë afro 1 muaj. 

“Keq që u lëndova, por nuk është koha për vuajtje. Veçse kam filluar punën për tu kthyer sa më shpejtë të jetë e mundur,” ka cicëruar pak më parë vetë spanjolli në Twitter, duke u treguar optimist. 

Manchester United përkundër transferimeve të shumta nuk ia nisi mirë stinorit në Premier League, derisa po e përjeton stinorin e parë jashtë garave europiane që prej vitit 1986.


 
Të gjitha lajmet nga